Arbër Zeneli afër zyrtarizimit në gjigantin turk

Arbër Zeneli ishte futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018. Ai shkëlqeu për Kosovën në Ligën e Kombeve, por edhe në skuadrën e Herenvenit në Holandë, shkruan albinfo.ch.

Zeneli bëri dhjetë asistime, duke qenë shënuesi më i mirë i Ligës dhe duke hyrë në formacionin e sezonit në Holandë.

Mediat turke shkruajnë se Zeneli dhe Galatasaray janë në bisedime të vazhdueshme për kalimin e tij në Superligën turke, me trajnerin Fatih Termin që i ka kërkuar klubit ta transferojë menjëherë në afatin kalimtar të janarit.

Zeneli e bëri të qartë ditë më parë se dëshiron të largohet nga skuadra e tij holandeze, Herenveen, për të luajtur në një ligë më të madhe evropiane. Ai vlerësohet gjashtë milionë euro në tregun e transferimeve.