Arben Zeqiri i ASH-së: Dënojmë ashpër provokimin e mbrëmshëm, kryesia do të vendos për bashkëpunimin me Danellën

Arben Zeqiri i ASH-së: Dënojmë ashpër provokimin e mbrëmshëm, kryesia do të vendos për bashkëpunimin me Danellën

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri, ka deklaruar se ASH dënon ashpër provokimin e mbrëmshëm, që sipas tij kishin për qëllim sulmin e shqiptarëve të Shkupit, pronës së tyre

“Mungesa e sigurisë nga ana organeve të rendit, që për pasojë pati edhe refleksin e mbrojtjes së pronës nga një qytetar, pronar i një hoteli në të cilin rrezikoheshte edhe jeta e shumë mysafirëve. Edhe më të dëshpëruar jemi nga deklaratat e partive qeveritare LSDM dhe BDI, e në veçanti nga zv/kryeministri Artan Grubi i cili jo vetëm që nuk e ka parë të udhës këto dy ditë të dënojë dhunën ndaj shqiptarëve në Shkup, të angazhojë institucionet në mbrojtje të qytetarëve, por përkundrazi mori të drejtën të del dhe të njollos qytetarët, viktimat”, ka thënë Zeqiri.

Duke folur për zhvillimet në Qytetin e Shkupit, ku kryetarja Danella Arsovska, e ka larguar nga posti i drejtorit Zudi Enuzin nga ASH, Zeqiri tha se kryesia e Aleancës do të mbajë mbledhje kur do të merren vendime lidhur me vazhdimin ose jo të koalicionit me Danella Arsovskën dhe VMRO-në në Qytetin e Shkupit. /SHENJA/