Arben Taravari, ushtrues detyre i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët

Arben Taravari, ushtrues detyre i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët

Arben Taravari do të shërbejë si ushtrues detyre i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët. Vendimi është marrë sot në Kuvendin Qendror të partisë opozitare. Ndërkohë, kryetari i deritashëm Ziadin Sela deklaroi se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që të përballet me përgjegjësitë e djeshmes, ndërsa tha se aktivistë të caktuar të partisë kanë punuar kundër interesave partiake.

“Me vetë aktin që e paraqita dorëheqjen e parevokueshme, e radhës që vjen sipas Statutit të partisë duhet që të mbahet Kuvendi Qendror i partisë në të cilën do të diskutohen edhe situatat e krijuara. Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që të përballet me përgjegjësitë e djeshmes, sfidat e së ardhmes dhe me përgjegjësi të kryejë obligimet dhe detyrat dhe pritshmëritë që ia kanë ngarkuar votuesit dhe populli në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Sela. /SHENJA/