Arben Nuhiu nis aventurën si trajner te ish-klubi i tij

Arben Nuhiu nis aventurën si trajner te ish-klubi i tij

Arben Nuhiu sot u prezantua nga skuadra e Shkupit si ndihmës trajner i Goce Sedlloskit, me këtë të fundit që rikthehet sërish në pankinën e kampionëve pas largimit të dy xhirove më herët.

Për Nuhiu kjo është aventura e tij e parë që do të punojë si trajner, pasi nga pensionimi i tij nga futbolli aktiv, nuk është aktivizuar në ndonjë klub deri më tani.

Nuhiu pasditën e sotme kishte edhe stërvitjen e parë me ekipin e Shkupit, ndërsa të dielën në Çair do të presin Rabotniçkin. Shkupi në tre xhirot e fundit regjistron dy disfata dhe një barazim.