Arafat Muaremi parashtroi kallëzim penal kundër prokurores Villma Ruskovska

Arafat Muaremi parashtroi kallëzim penal kundër prokurores Villma Ruskovska

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka ngritur kallëzim penal kundër prokurores Villma Ruskovska.

“Drejtoria e Policisë Financiare parashtroi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ku janë përfshirë të gjithë prokurorët për të cilët besojmë se ekziston bazë për dyshime për kryerjen e veprave penale. Duke marrë parasysh se procedura për të gjithë personat e paraqitur deri në këtë moment është sekrete, duke respektuar prezumimin e pafajësisë, kjo është gjithçka që në këtë moment mund ta ndajmë me opinionin, në pajtim me Ligjin për Procedurë Penale”, thuhet në komunikatën e Policisë Financiare, raporton SHENJA.