Arafat Muaremi paralajmëron kallëzim penal kundër prokurores Ruskoska

Arafat Muaremi paralajmëron kallëzim penal kundër prokurores Ruskoska

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, sot ka paralajmëruar se do të ngrejë kallëzim penal kundër prokurorëve Villma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska.

Ai ka akuzuar prokurorët se publikisht e kanë keqpërdorur funksionin e prokurorit, më saktësisht me prezantimin e të dhënave të rrejshme deri të gjykata, kanë siguruar urdhër për bastisje në Drejtorinë e Policisë Financiare.

“Ne që në start e kemi ditur se bëhet fjalë për blef, për keqpërdorim të funksionit, për të dhëna të rrejshme dhe mos pasjen e bazës për të kërkuar urdhër për bastisje. Kjo u dëshmua edhe me mbikëqyrjen e Prokurorit Republikan”, ka thënë Muaremi.

Ai ka theksuar se të paktën ka pritur që shefja e prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të dijë një pjesë, nëse jo të tërin, nga Ligji për procedurë penale si dhe Ligjin për Prokurori Publike.