Arabi Saudite, pezullohen mësimi dhe fluturimet në Xheda për shkak të reshjeve të dendura

Arabi Saudite, pezullohen mësimi dhe fluturimet në Xheda për shkak të reshjeve të dendura

Arabia Saudite njoftoi se ka pezulluar mësimin dhe fluturimet në qytetin Xheda për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ndërsa në Makë janë mbyllur disa rrugë dhe tunele, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Arsimit përmes një deklarate njoftoi për ndërprerjen e mësimit në të gjitha shkollat në Xheda për shkak të sigurisë së nxënësve.

Universiteti “Mbreti Abdulaziz” njoftoi se mësimi në institucion u pezullua për shkak të reshjeve të dendura.

Aeroporti Ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz” në Xheda ka njoftuar se disa fluturime janë anuluar për shkak të kushteve atmosferike.

Po ashtu edhe në Mekë, për shkak të reshjeve të dendura janë mbyllur disa rrugë kryesore dhe disa tunele.

Agjencia e lajmeve SPA e Arabisë Saudite paralajmëroi për reshje intensive dhe erë në disa pjesë të vendit, përfshirë Mekën dhe Medinën.