Anija kozmike e NASA-s do të përpIaset qëllimisht me një asteroid

Anija kozmike e NASA-s do të përpIaset qëllimisht me një asteroid

Agjencia hapësinore amerikane NASA do të godasë një asteroid me qëllim për të studiuar sa e vështirë do të ishte që të ndalonte një objekt hapësinor të godiste Tokën.

Impakti do të ndodhë në orët e ardhshme dhe NASA do të përdorë një sondë për të përplasur asteroidin.

Misioni i NASA është emërtuar “Dart”. Goditja e simuluar do të ndodhë 11 milionë kilometër larg planetit tonë. Sonda e NASA do të përplaset me një asteroid të quajtur “Dimorphos”.

NASA thotë se meteori nuk është në trajektoren e rrugës drejt Tokës dhe as goditja me sondë nuk do t’i ndryshojë aksidentalisht drejtimin drejt Tokës.

Goditja do të shihet përmes teleskopëve hapësinorë, përfshirë edhe superteleskopin ‘James Webb’.