Anglia fiton ndaj Senegalit, e pret super ndeshja me Francën

Anglia fiton ndaj Senegalit, e pret super ndeshja me Francën

Anglia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës.
Tre Luanët kanë mposhtur Senegalin me rezultat 3-0 në ndeshjen e fazës së 1/8.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Henderson në minutën e 38-të. Rezultatin e dyfishoi Harry Kane në minutën e fundit të pjesës së parë.
Golin e tretë për Anglinë e realizoi Saka në minutën e 57-të.
Anglia në rundin tjetër do të takohet me kampionët në fuqi, Francën.