Angellov: Një shkëmb në Matkë me peshë 20 tonë rrezikon murin e hidrocentralit

Angellov: Një shkëmb në Matkë me peshë 20 tonë rrezikon murin e hidrocentralit

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Stojançe Angellov, gjatë ditës ka alarmuar se në kanionin e Matkës mbi digë gjendet një shkëmb i paqëndrueshëm me peshë 20 tonë në lartësi prej 100metra. Shkëmbi në çdo moment mundet të bjerë në ujë dhe mund të bartë dhe orteqe të gurëve tjera që mund të rrezikojnë murin e hidrocentralit.
Termocentralet e EVN-së veqse kanë qenë të paralajmëruar nga alpinistët që karpa është në gjendje të paqëndrueshme.
“Gjatësia e tij arrin nga 6 deri 8 metra kub dhe peshon 20 ton në lartësi prej 100 metrash. Gjatë rrëshqitjes ekziston mundësia që të bien orteqe gurësh afër murit të hidrocentralit ,mirëpo ne duam ti kontrollojmë këto to dhëna .Shkëmbi ndodhet në maje të kreshtës”, ka deklaruar Angellov.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me kriza shtoi se shkëmbi mund të qëndrojë edhe 100 vite të tjera mirëpo detyra e Qendrës që ai menaxhon është që ti informoj institucionet përkatëse.