AMS: Të siguruarit arkëtuan 48,5 milionë euro, numri i dëmeve të paguara u rrit me 29%

AMS: Të siguruarit arkëtuan 48,5 milionë euro, numri i dëmeve të paguara u rrit me 29%

Të siguruarit, për nëntë muajt e parë të vitit, arkëtuan tre miliardë denarë (48,5 milionë euro) kompensim për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të siguruara, sigurimin shëndetësor privat, sigurimin e auto-përgjegjësisë, sigurimin kasko, sigurimin e shëndetit në udhëtim dhe sigurime të tjera të mbuluara nga korpusi i sigurimeve jo-jetë. Të 11 shoqëritë e sigurimeve kanë paguar më shumë se 70,000 dëme për nëntë muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë, kjo është për 29 për qind më shumë dëme të paguara se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rritja më e madhe në vlerën e mjeteve të paguara dhe të numrit të dëmeve të paguara është në sigurimet shëndetësore (private, suplementare dhe vullnetare). Deri në fund të shtatorit, shoqëritë kanë paguar mbi 30,000 kërkesa për shpenzime shëndetësore për të siguruarit e tyre. Numri i tyre është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shuma e përgjithshme e shpenzimeve të paguara mjekësore të mbuluara nga sigurimi shëndetësor privat është 278 milionë denarë (4,5 milionë euro) ose 93 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Këto rezultate nxjerrin konkluzionin, e përdorimit të tepruar të sigurimeve shëndetësore private, në objektet shëndetësore private, veçanërisht për ekzaminimet parandaluese. Por pavarësisht kësaj, rritja e depërtimit të sigurimeve shëndetësore private kontribuon dukshëm në ngritjen e kulturës së përdorimit të sigurimeve dhe në përgjithësi rrit ndërgjegjësimin e publikut për nevojën për sigurime.

Ky produkt i sigurimit ka edhe dimension të dobishëm social, sepse përmirëson parandalimin e sëmundjeve dhe njëkohësisht nuk e rëndon buxhetin qendror.

Në sigurimin e pasurisë, klasën më të madhe vullnetare nga të gjitha sigurimet jo-jetë, për këtë periudhë janë paguar 449,2 milionë denarë (7,3 milionë euro) për gati 6000 dëme. Shuma e dëmeve të paguara dhe numri i tyre këtë vit kanë përjashtime minimale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga AMS theksojnë se siç pritej, shumica e dëmeve janë paguar në kategorinë më të madhe të sigurimeve – auto-përgjegjësi. Për nëntë muajt e parë kompanitë kanë paguar mbi 21.000 dëme në vlerë prej 1,57 miliardë denarësh (25,5 milionë euro). Shuma dhe numri i dëmeve të paguara në tre tremujorët e parë të këtij viti janë në nivelin e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.