Ambicia e Al Nassr, pas Cristiano Ronaldos synon edhe “yllin” francez

Ambicia e Al Nassr, pas Cristiano Ronaldos synon edhe “yllin” francez

Cristiano Ronaldo, siç kanë raportuar mediet ditët e fundit, tashmë e ka vendosur që të nënshkruajë për ekipin nga Arabia Saudite, Al Nassr, ku do të përfundojë karrierën e tij.

Plani i Al Nassr është edhe më ambicioz. Siç raporton “Footmercato”, klubi saudit dëshiron edhe N’Golo Kanténë. Drejtuesit e kësaj skuadre synojnë të nënshkruajnë me mesfushori francez sapo t’i përfundojë kontrata me Chelsea-n.

Prioriteti i lojtarit, për momentin, në fakt, është qëndrimi në Londër (me një ekip tjetër), por ai nuk ia mbyll derën aventurës saudite.