Ambasadori i Iranit në OKB mohon se Teherani ka furnizuar Rusinë me drone

Ambasadori i Iranit në OKB mohon se Teherani ka furnizuar Rusinë me drone

Ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Amir Saeid Iravani mohoi të mërkurën se vendi i tij ka furnizuar Rusinë me drone në luftën kundër Ukrainës, CNN.

Duke folur me gazetarët pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Iravani pretendoi se vendet perëndimore po zhvillonin një fushatë dezinformimi kundër Iranit, duke thënë se Teherani nuk do të shkelte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit duke dërguar drone në Rusi.

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia ka përdorur dronët e furnizuar nga Irani në sulmet kundër Kievit dhe qyteteve të tjera gjatë javëve të fundit.
Dmitry Polyanskiy, zëvendës përfaqësuesi i parë i përhershëm i Rusisë në OKB, u tha gazetarëve pas takimit të Këshillit të Sigurimit se të gjithë dronët e përdorur kundër Ukrainës janë rusë – jo iranianë duke i quajtur pretendimet për të kundërtën një “fushatë dezinformimi” nga perendimi.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë bërë thirrje për një konferencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “mbi provat e fundit se Rusia ka blerë në mënyrë të paligjshme dronët iraniane që po i përdor në luftën e saj kundër Ukrainës”, tha Nate Evans, zëdhënës i misionit të SHBA-së në OKB. në një deklaratë pas takimit të së mërkurës.