Ambasadori amerikan Xhes Bejli uron Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Ambasadori amerikan Xhes Bejli uron Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, uroi vendin për ndryshimin e emrit kushtetues. Sipas Bejlit, Kuvendi solli vendim historik dhe shtoi se procesi do të përfundojë me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin grek.

“Sot Maqedonia solli mori vendim historik. Kuvendi juaj votoi për të miratuar ndryshimet kushtetuese të cilat nevojiten për implementimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. SHBA-ja e mbështet vendimin e deputetëve tuaj. Kur procesi të përfundojë me ratifikimin e marrëveshjes nga ana e Greqisë, kjo Marrëveshje përfundimisht do ta zgjidh kontestin me emrin, i cili për një kohë të gjatë ishte pengesë për qytetarët e Maqedonisë në realizimin e qëllimeve të tyre për anëtarësim në NATO dhe BE”, deklaroi Bejli.

Bejli në emër të SHBA-së uroi vendin për ndryshimin e Kushtetutës dhe tha se me padurim e pret Maqedoninë të bëhet anëtare e NATO-s.

“I përshëndes liderët tuaj në Qeveri dhe Kuvend për shkak të vizionit të tyre, dhe guximit në kërkimin e zgjidhjes dhe vendosjen e interesave afatgjate të Maqedonisë në rend të parë. Me padurim presim t’i urojmë mirseardhje Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30 e NATO-s dhe ta vazhdojmë partneritetin tonë të fuqishëm me ju në përpariminm tsabilitetin dhe prosperitetin këtu dhe në rajon:, deklaroi Bejli. /SHENJA/

https://www.facebook.com/USEmbassyMacedonia/videos/317392068890376/?t=0