AlternAtivA: Qeveria është stabile dhe nuk ka nevojë për ASH-në

AlternAtivA: Qeveria është stabile dhe nuk ka nevojë për ASH-në

Partia Alternativa ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Arben Taravarit, U.D kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Ja dhe reagimi i tyre i plotë:

Duke e parë se U.D. Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari përpiqet që përmes një serie të paraqitjeve ta arsyetojë gatishmërinë e tij për ta shpëtuar “zjarrin” e BDI-së, dëshirojmë të kujtojmë se po ky politikan jo më larg se para 10 muajve e akuzonte për tradhti Alternativën kur hyri në qeveri. Andaj tash është jokorrekte, për të mos thënë më rëndë, të flitet për kohezion dhe unitet. Siç e di gjithë opinioni, ne hymë në qeveri për ta garantuar shumicën që e siguroi hapjen e negociatave me BE-në dhe për ta ruajtur kursin strategjik eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton dhe e vëren dallimin se për çfarë arsye hyri AlternAtivA në qeveri dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vardisje e ASH-së drejt qeverisë. Sidoqoftë, AlternAtivA si parti që nuk ka “plumba” për ASH-në, nuk mund të mos e përdor edhe mburojën nga këto taktizime hileqare kundër saj. Ndërkaq, sa i takon Shëndetësisë, kujtojmë se z. Taravari nuk mund të sillet sikur të ketë ardhur nga ndonjë planet tjetër, sepse opinioni e mban mend mirë se “arritja” e vetme e tij ishte thirrja populiste telefonike “Allo Taravari!”. Duke e ditur se cili ka qenë roli i tij për Qendrën Klinike, po kujtojmë se pikërisht për shkak të këtyre të ministrave të kaluar të Shëndetësisë, sot buxheti i shtetit rrezikohet të dëmtohet me 8.5 milionë euro mbi bazë të kamatave. Përfundimisht, AlternAtivA e ka shpëtuar shtetin nga orientimi i gabuar strategjik, por nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që kjo qeveri të jetë shpëtimtare e karrierës së
akëcilit politikan që ka nevojë për frymëmarrje artificiale pushtetore.