“Alternativa” me një deputet më pak, Zejdi do të veprojë si deputet i pavarur

“Alternativa” me një deputet më pak, Zejdi do të veprojë si deputet i pavarur

Deputeti nga radhët e Alternativës, Skender Rexhepi- Zejdi, ka njoftuar organet e Parlamentit se nga sot e tutje do veproj si deputet i pavarur.

Rexhepi deri më tani ishte pjese e subjektit politik Alternativa, e cila drejtohet nga Afrim Gashi.

Partia Alternativa nga sot do të ketë vetëm tre deputetë.

Kujtojmë se kjo parti kohë më parë ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, që numëronte 12 deputetë.