Alternativa do ta shqyrtojë ftesën për takimin e liderëve

Alternativa do ta shqyrtojë ftesën për takimin e liderëve

AlternAtivA tashmë është deklaruar se përkitazi me temën e heqjes së 20%-shit nuk kemi asnjë dilemë a duhet ta mbështesim dhe se për këtë nuk ka nevojë për ndonjë takim të veçantë.

Për këtë çështje tashmë janë të gatshme edhe partitë joshqiptare dhe kjo nuk është më temë që imponon ndonjë takim të veçantë të partive politike shqiptare.

Nëse ka rrethana të tjera dhe tema të tjera, ftesat e tilla do të shqyrtohen.

Për takimin e paralajmëruar nga kryeministri ne nuk kemi marrë akoma ftesë dhe nuk e dimë agjendën.

Pasi të marrim ftesë dhe ta shohim cila është agjenda, gjithsesi që do të përgjigjemi. /SHENJA/