AlternAtivA: Deputeti Skender Rexhepi duhet ta kthejë mandatin e fituar në emër të partisë

AlternAtivA: Deputeti Skender Rexhepi duhet ta kthejë mandatin e fituar në emër të partisë

Pas njoftimit të djeshëm të deputetit Skender Rexhepi se tash e tutje do të veprojë si deputet i pavarur në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes kësaj kumtese, dëshirojmë të sqarojmë se ky është vendim kryekëput personal dhe nuk ka të bëjë me asnjë qëndrim që lidhet me ndonjë organ ose strukturë partiake të Alternativës.

AlternAtivA shfaq keqardhje për këtë vendim të deputetit Rexhepi dhe e njofton opinionin se ky vendim nuk ndikon me asgjë në grupin e deputetëve të Alternativës, as në lëkundjen e shumicës parlamentare, por as në pjesëmarrjen e Alternativës në pushtetin ekzekutiv. Megjithëse është indikative që kjo tërheqje e tij vjen pikërisht në ditët kur opozita maqedonase organizon protestë për ta sulmuar shumicën parlamentare, kjo mbetet një pyetje që duhet ta sqarojë vetë ai. Meqë mandatet e deputetëve të kësaj përbërjeje parlamentare, rrjedhimisht edhe të Alternativës, janë fituar nën logon dhe emrin e partisë, e jo si kandidatura të pavarura, shpresojmë që deputeti Skender Rexhepi – në emër të moralit politik dhe detyrimit ndaj strukturave partiake që e kanë bërë deputet – ta kthejë mandatin e fituar në emër të partisë, për çka Alternativa do të jetë mirënjohëse dhe falënderuese për punën e deritanishme.

Shkup, 15.06.2022 AlternAtivA – Shkup