AlternAtivA – Dega Çair: Emërimi dhe shkarkimi i funksionarëve është e drejtë e Kryesisë Qendrore të Alternativës

AlternAtivA – Dega Çair: Emërimi dhe shkarkimi i funksionarëve është e drejtë e Kryesisë Qendrore të Alternativës

Pas kërkesës së sotme të disa aktivistëve të Degës së Alternativës në Çair, që kishin vërejtje për punën e ministrit të Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, dëshiroj të shpjegoj për opinionin se në organet e degës së Çairit nuk ka pasur asnjë ankesë dhe pakënaqësi ndaj asnjë funksionari të partisë. As në Kryesinë e Degës e as në Kuvendin e Degës, që është mbajtur para do kohe, nuk ka pasur asnjë vërejtje dhe ky reagim i sotëm nuk ka të bëjë me Degën e Çairit, por mund të jetë rezultat i pakënaqësive personale.

Sidoqoftë, unë dua të kujtoj se, sipas Statutit të partisë, çështja e emërimit dhe shkarkimit të funksionarëve të partisë nuk është në kompetencë të degëve, por është e drejtë e Kryesisë Qendrore të Alternativës.

Si kryetar i Degës së Çairit, e përgëzoj ministrin e Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, për punën e deritanishme dhe i dëshiroj suksese.

Faton Fazliu, kryetar

AlternAtivA – Dega Çair