Alpinisti 60-vjeçar nga ndërruar jetë ecjes në malin Korab

Alpinisti 60-vjeçar nga ndërruar jetë ecjes në malin Korab

Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Tetovë njoftoi se mëngjesin e sotëm nga Stacioni Policor i Strezimirit janë njoftuar se një pjesëtar 60 vjeçar i një grupi prej 18 alpinistësh ka pësuar atak kardiak teksa ishin duke ecur përgjatë një shtegu malor në pjesët më të larta të Korabit.

Rasti është denoncuar nga një alpinist i cili ka ardhur në Komisariatin e Strezimirit, pasi në atë zonë nuk ka pasur mbulim të rrjetit celular.

Një operacion shpëtimi është nisur, por fatkeqësisht pas ekzaminimit nga ekipi mjekësor, u konstatua se alpinisti i cili kishte pësuar infarkt ishte tashmë i vdekur.