Aliti: Reformat në administratën publike parakusht për integrimin në BE

Aliti: Reformat në administratën publike parakusht për integrimin në BE
Si pjesë e ekipit qeveritar, ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti po qëndron në Bruksel në takim me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në të cilën po prezantohet procesi i skriningut për reforma në administratën publike.
“Reformat në Administratë Publike si një nga prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, paraqesin faktor thelbësor në depolitizim, profesionalizëm dhe efikasitet të administratës, përfshirë procese të digjitalizuara që e bëjnë sa më efektive punën e institucioneve dhe shërbimet e qytetarëve .
Mbi të tjerat, reformat në administratë publike, mbesin një parakusht për integrimit të vendit në BE me të cilin hapet dhe mbyllet procesi i skriningut.”, potencoi ministri Aliti.