` . Alioski me Lids Junajtedin rikthehen te fitorja në Premierligë (VIDEO) - TV SHENJA

Alioski me Lids Junajtedin rikthehen te fitorja në Premierligë (VIDEO)

Ezgjan Alioski me skuadrën e tij Lids Junajted janë rikthyer te fitorja në Premierligën angleze, pasi fituan transfertën ndaj Njukasllit me rezultat 2:1 të luajtur sonte në kuadër të xhiros së 20-të në kampionatin më të fortë të Anglisë.

Alioski luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, ndërsa u zëvendësua në të 56-të nga polaku Klih.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Marselo Bielsa i shënuan Rafinja dhe Harison, ndërsa golin e vetëm të Njukasllit e gjeti Almiron.