Alioski me Fenerbahçen me pesë golat mundin Alanyasporin

Alioski me Fenerbahçen me pesë golat mundin Alanyasporin

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan Alioski dhe Fenerbahçe vazhdojnë me fitore në kampionatin turk, duke festuar me rezultat bindës 5:0 ndaj Alanya-s, në ndeshjen e gjashtë të sezonit.

Fenerbahce në këtë mënyrë arriti fitoren e katërt me të cilën përmirëson renditjen.

Alioski luajti gjithë ndeshjen në fanellën e kampionit të shumëfishtë turk dhe vendasit fituan me golat e Rossi,

Gustavo Henrique dhe Crespos që shënuan në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë realizuan edhe Valencia dhe Kavechi. Fenerbahce është në vend të gjashtë me 13 pikë e Alanyaspor e 14-ta me 6.