Alioski: Këtu e realizuam ëndrrën tonë, mirëpo tash kemi ardhur për fitore të re

Alioski: Këtu e realizuam ëndrrën tonë, mirëpo tash kemi ardhur për fitore të re

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër përballet me Gjeorgjinë në kuadër të xhiros së parafundit të Ligës së Kombeve. Ezgjan Alioski në konferencë për media u shpreh se para dy viteve Maqedonia e Veriut në këtë stadium e realizoi ëndrrën e saj, megjithatë theksoi se tash kanë ardhur për sukses të ri.

 

“Shumë mirë e njohim këtë stadium. Këtu e realizuam ëndrrën dhe tash sërish kemi ardhur këtu për sukses të ri. E dijmë kualitetin e kundërshtarti, e dijmë se edhe atmosfera do të jemi më ndryshe nga ndeshja finale e plej-ofit, megjithatë tifozët janë tifozë, ndërsa ne në terren duhet të tregojmë se kushtë do të jemi më i miri. Humbja para disa muajve në Shkup na kushtoj shtrenjtë, megjithatë ajo nuk ishte fytyra jonë e vërtetë.Tash kemi ardhur të tregojmë që dijmë të luajmë më mirë”, u shpreh Alioski. /SHENJA/