Ali Ahmeti uron festën e Ilindenit: 119 më parë nga Krusheva filloi rruga e lirës

Ali Ahmeti uron festën e Ilindenit: 119 më parë nga Krusheva filloi rruga e lirës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut për festën e Ilindenit.

“119 vite më parë nga Krusheva do të fillonte rruga e lirisë, një rrugëtim i gjatë, por triumfues sfidë pas sfide falë gatishmërisë së shumë brezave të këtij nënqielli për të qëndruar bashkë mbi vlerat e lirisë, barazisë dhe paqes.

Mbi frymëzimin e asaj kryengritje të përbashkët të vitit 1903, bashkë nuk lejuam as dekadencën tonë shoqërore, mposhtëm ideologji të përçarjes njëra pas tjetrës bashjë ne sistemet diskriminuese, për të ndërtuar me Marrëveshjen e Ohrit themelet e barazisë ashtu si i ka hije një vendi demokratik dhe si e nisëm 119 vjet më parë.

Tani falë gjithë atyre proceseve të guximshme nëpër të cilat kaluam, jemi vend anëtar i NATO-s, shembull i proceseve të paqebërjes dhe të vendosur që këtë rrugëtim shekullor fitoresh ta vazhdojmë bashkë drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Gëzuar festën të gjithë qytetarëve të vendit!”, ka shkruar Ahmeti. /SHENJA/