` . Alen Jasharovski nënshkruan me Renovën - TV SHENJA

Alen Jasharovski nënshkruan me Renovën

Alen Jasharovski zyrtarisht është futbollisti më i ri i Renovës. Jasharovski pritet të jetë të jetë vlerë e shtuar në repartin e sulmit, pasi largimit të Bojan Miovskit. 28 vjeçari më herët ishte pjesë e ekipeve si Makedonija Gjorçe Petrovi, Shkupi, Euromilku, Horizont Turnova, Skopje dhe Metalurgu, ndërsa jashta vendit ka luajtur edhe për Prishtinën. Jasharovski është përforcimi i dytë për ekipin e Renovës, pasi gipspunuesit paraprakisht afruan Emran Ramadanin në ekip.