Alegri përpara sfidës me Benfikën: Do të më vinte keq të eliminoheshim

Alegri përpara sfidës me Benfikën: Do të më vinte keq të eliminoheshim

Juventusi do të luaj shanset e saj të fundit për të arritur kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve, edhe pse duket si një mision i pamundur. Gjithsesi, trajneri Alegri beson se skuadra e tij do të japë maksimumin dhe do të luftojë për fitoren në ndeshjen kundër Benfikës në Portugali.

Çfarë gare prisni? – Ne na duhet vetëm një rezultat, por sërish nuk jemi të kualifikuar në fazën e 16, as të eliminuar nga Liga e Kampionëve e as në Ligën e Europës. Ne duhet t’ia nisim nga nesër, por nuk është vetëm në dorën tonë. Benfika është një nga katër ekipet në Europë që akoma nuk njeh humbje, sëbashku me Napolin, Realin dhe PSG-në.

Çfarë prisni nga nesër? – Ne nuk e nisëm keq në ndeshjen e parë. Nesër duhet të fitojmë që të mbajmë shpresat gjallë. Ta bëjmë me dy gola diferencë do të ishte akoma më mirë, por ata sërish ngelen një skuadër e shkëlqyer.

Do të jetë një dështim nëse eliminoheni? – Do të më vinte shumë keq, por le të mos mendojmë për të. Nëse Benfika humbet nesër, por fiton të fundit, ne atëherë do të shkojmë në Ligën e Europës. Skuadra është në gjendje të mirë, si fizikisht ashtu edhe nga ana e mentalitetit. Gjëja më e rëndësishme është të jemi sa më kompakt.

PANORAMASPORT.AL