Aleanca për Shqiptarët sot pritet të zgjedhë pasardhësin e Ziadin Selës

Aleanca për Shqiptarët sot pritet të zgjedhë pasardhësin e Ziadin Selës

Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kuvendin Qendror në të cilin pritet të zgjedhet kryetari i kësaj partie, pas dorëheqjes së Zijadin Selës.

Sela u tërhoq nga drejtimi i ASH-së pas humbjes së zgjedhjeve lokale për këshilltarë komunalë në Tetovë, në të cilin ky subjekt politik nuk arriti të sigurojë asnjë mandat këshilltari.