Aleanca për Shqiptarët do të vendosë nesër për ftesat për takime liderësh

Aleanca për Shqiptarët do të vendosë nesër për ftesat për takime liderësh

Nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) paralajmërojnë se nesër do të vendosin për ftesat për takime liderësh nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Lëvizja Besa.

“Nesër do të mbajë seancë Komisioni për organizimin e Kongresit, i cili ka kredencialet e kryesisë dhe do të vendosë për ftesat për takime liderësh, thonë nga partia.

Shërbimi për shtyp i Qeverisë mbrëmë njoftoi se kryeministri Dimitar Kovaçevski do t’u dërgojë ftesë partive politike parlamentare për takim liderësh, i cili do të mbahet të hënën, më 7 nëntor, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.