` . Aleanca për Shqiptarët: Agim Nuhiu, pas 27 prillit, t’u shtua edhe 8 shtatori - TV SHENJA

Aleanca për Shqiptarët: Agim Nuhiu, pas 27 prillit, t’u shtua edhe 8 shtatori

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratës së Agim Nuhiut. Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë që Agim Nuhiu të tregojë se ku kanë arritur hetimet për tragjedinë e Tetovës. Më tej i kujtuan Nuhiut se ka qenë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kur ndodhën ngjarjet e 27 prillit.

“Agim Nuhiu, t’u ka trashë zullumi! Pas 27 prillit, t’u shtua edhe 8 shtatori. Agim, e dimë që s’ke dëgjuar për dorëheqjen e as në gjenin tuaj politik nuk e keni aplikuar moralin politik e njerëzor. Sot duhet të tregoni deri ku kanë arritur hetimet për djegien e Spitalit modular në Tetovë, kush do të mbajë përgjegjësi për 14 jetë të djegura në zjarr?”,  thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët. /SHENJA/