Albin Kurti tregon: Kam qenë në dijeni të planit për tri atentate

Albin Kurti tregon: Kam qenë në dijeni të planit për tri atentate

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar edhe një herë se ka qenë në dijeni të planit për atentatin kundër tij. Në një konferencë për media pas Samitit Digjital për Ballkanit Perëndimor tha se ka qenë në dijeni të planit për tri atentate.
“Sa jam i sigurt nuk e di, mund t’ua konfirmoj që ndjehem i sigurt, ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që marrin masa adekuate. Kam qenë në dijeni të planit për tri atentate, por e keni parë edhe nga informacioni që ka dalë unë e kam ditur shumë më herët se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit andaj kemi vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin. Prandaj me të drejtë kemi vlerësuar se më mirë është të mos bëhet publike, por çfarë masash do merren në vijim”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër.