Alban Taipi realizon golin debutues në Hungari

Alban Taipi realizon golin debutues në Hungari

Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Alban Taipi ka gjetur golin debutues në futbollin e Hungarisë. Futbollisti tetovar ka gjetur rrjetën në triumfin 4:2 të skuadrës së tij Szombathelyi Haladas ndaj Putnok VSE në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Hungarisë.

Taipi shënoi golin e tretë për ekipin e tij, duke çuar shifrat në 3:2, pasi paraprakisht për skuadrën e tij kishin shënuar Doktorics dhe Racz.

Kujtojmë se reprezentuesi i moshave të reja, në Hungari u transferua këtë nga skuadra e Renovës.