Alarmi për bombë në SHF “Koço Racin” në Shkup është i rremë

Alarmi për bombë në SHF “Koço Racin” në Shkup është i rremë

Në lidhje me informacionin e sotëm për një bombë të vendosur në SHFK “Koço Racin” në Vodno, Komuna e Qendrës informon opinionin se bëhet fjalë për një alarm të rremë.

Nga atje  informojnë se pasi në adresën elektronike të shkollës fillore është dërguar një kërcënimi për një mjet shpërthyes të vendosur, menjëherë është denoncuar  në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas së cilës nëpunësit e policisë menjëherë  e kanë evakuuar  shkollën.

“Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe kontrollet antiterror, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë. Ky është alarmi i parë për bombë në një shkollë fillore, thuhet në kumtesë.

Komuna Qendër  informon edhe se në bashkëpunim me institucionet kompetente i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e nxënësve dhe të gjithë të punësuarve në institucionet arsimore.

Gjatë kërcënimeve të sotme  për vendosjen e një mjeti shpërthyes përmes emajleve dërguar në shkollën fillore “Petar Pop Arsov” në Karposh 4, si dhe në tetë shkolla të mesme në Shkup.

Pas marrjes së paraqitjeve, nga MPB-ja konfirmuan se janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave, ndërsa në vijim janë kontrollet antiterror dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve.