Alarmet për bomba, padi penale për 63 vjeçarin nga Tetova

Sektori për luftë kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit pranë Departamentit për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz dje në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër S.Gj. (63) nga Tetova i dyshuar për vepër të kryer penale “terrorizëm”, e paraparë dhe e dënuar sipas nenit 394-b paragrafi 2 nga Kodi Penal.
Më 17.12.2022 nga telefoni i tij celular, i denoncuari S.Gj. është lajmëruar në SPB-Dellçevë me ç’rast rrejshëm është prezantuar dhe ka lajmëruar se në më shumë lokacione në qytet ka vendosur bomba.
Zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, kanë kryer kontrollet e duhura dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.