Alarm për bombë edhe në Stacionin policor “Beko”

Alarm për bombë edhe në Stacionin policor “Beko”

Kërcënim për bombë këtë mëngjes ka arritur edhe në adresën elektronike të Stacionit policor në Qendër. Në “Beko” policia ka marrë denoncim se bomba gjendet në stacionin policor.
Ky është denoncimi i parë për bombë në Stacion policor. Më parë denoncime për bombë kishte në dy qendra tregtare, në stacionin hekurudhor dhe në shtatë shkolla. /SHENJA/