Aktiv në merkaton e verës, Barcelona zyrtarizon drejtorin e ri sportiv

Aktiv në merkaton e verës, Barcelona zyrtarizon drejtorin e ri sportiv

Jordi Cruyff është drejtori i ri sportiv i Barcelonës. Klubi katalanas ka zyrtarizuar holandezin në postin e rëndësishëm me anë të postimi në Tëitter.

Djali i legjendës holandeze Johan Cruyff, ka luajtur edhe si futbollist me Barcelonën (1993-1996), teksa më parë mbante postin e drejtorit të zonës ndërkombëtare të seksionit të futbollit te klubi spanjoll.

Jordi Cruyff pati një rol të rëndësishëm në merkaton e verës së lamë pas, me Barcelonën që bëri afrime të shumta, duke përforcuar ndjeshëm skuadrën e Xavit.