Aksidenti hekurudhor në Danimarkë, 6 të vdekur

Aksidenti hekurudhor në Danimarkë, 6 të vdekur

Hekurudhat daneze kanë njoftuar se 6 persona e kanë humbur jetën sot në aksidentin hekurudhor në urën e cila lidh ishujt kryesorë Zealand dhe Funen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hekurudhat daneze për TV2 thanë se viktimat në trenin e aksidentuar udhëtonin nga Odense për në Kopenhagë. Polica nuk ka konfirmuar numrin e viktimave apo të plagosurve në aksidentin i cili ndodhi mëngjesin e sotëm por vetëm theksoi se ka disa të vdekur.

Mediat daneze raportojnë se mbulesa e një treni mallrash goditi trenin e pasagjerëve i cili lëvizte në drejtimin e kundërt për çka doli nga binarët.

Ura hekurudhore Storebaelt është pjesë e rrjetit të urave dhe tuneleve që lidhin ishujt danezë.