` . Aksident i rëndë në Prespë, humb jetën një grua, lëndohet rëndë 10 vjeçarja - TV SHENJA

Aksident i rëndë në Prespë, humb jetën një grua, lëndohet rëndë 10 vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në afërsi të Prespës, ku jetën e ka humbur një grua, ndërsa është lënduar rëndë një fëmijë 10 vjeç.

Siç mësohet nga raporti policor, gruaja që ka humbur jetën është e moshës 60 vjeçare, ndërsa fëmija i lënduar rëndë është një vajzë 10 vjeç, teksa me lëndime ka përfunduar edhe një 40 vjeçar që ishte në makinë.

MPB ka paralajmëruar se do të jap detaje të tjera në lidhje me aksidentin e rëndë.