Ajdini: 36% e të varfërve në Maqedoninë e Veriut vijnë nga sektori i bujqësisë

Ajdini: 36% e të varfërve në Maqedoninë e Veriut vijnë nga sektori i bujqësisë

“Ne kemi në fakt deficit, sa i përket tregtisë me grurë. Diku ne prodhojmë 200 mijë tonë grurë në vit, ndërsa për këtë vit parashihet që të kemi mungesë prej minimum 50 mijë tone”,  ky ishte vlerësimi i ekonomistit Omer Ajdini në emisionin debativ në TV SHENJA.

Ajdini më tej shtoi se 36% e të të varfërve në Maqedoninë e Veriut vijnë nga sektori i bujqësisë.

 “Kapacitet kemi, por nuk kemi stimuluese të mjaftueshme për shkak të gjendjes në të cilin janë lënë bujqit tonë. Në fakt bujqit tonë janë në gjendje mizore në këto momente që po flasim. 36% e të të varfërve në Maqedoninë e Veriut vijnë nga sektori i bujqësisë. Pra ata janë njerëz që punojnë, janë njerëz që e duan punën, janë njerëz që mundohn ditë e natë, mirëpo përsëri mbeten në shkallën e varfërisë, e cila për momentin në Maqedoninë e Veriut është mbi 25%”, deklaroi më tej Ajdini. /SHENJA/