` . Ahmeti shkarkon kryetarët e degëve të BDI-së - TV SHENJA

Ahmeti shkarkon kryetarët e degëve të BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim në një seancë të kryesisë qendrore ka konstatuar përfundimin e mandatit për kryetarët e deritanishëm të degëve dhe nëndegëve të partisë.

Nga partia e Ahmetit nuk e përdorin termin “shkarkim”, por thonë se mandati i tyre ka skaduar që në nëntor të vitit të kaluar.

Deri në zgjedhjen e krerëve të rinj, degët dhe nëndegët do t’i udhëheqin koordinatorë të caktuar në këtë mbledhje. Sipas raportimeve, kryetarët e deritanishëm nuk do të kenë të drejtë rikandidimi.