Agushi dhe Fazlija: Jemi përgatitur, besojmë se do të kemi sukses

Agushi dhe Fazlija: Jemi përgatitur, besojmë se do të kemi sukses

Futsall Shkupi nga nesër do ti nis garat në turneun “Majn Round” të Ligës së Kampionëve në futbollin e vogël në sallë. Kundërshtari i parë i skuadrës nga Çairi do të jetë Diferdanxh, përderisa Shkupi do të përballet edhe me Luçenec dhe Krudim.

“Pritshmirët e ekipit tonë janë në nivel. Jemi përgatitur maksimalisht për këto tri sfida. Për momentin kemi disa lojtarë të lënduar, por megjithatë atmosfera në ekip është shumë e mirë. Për këto tre ndeshje presim që me ndihmën e publikut të marrim fitore në të tri sfidat”, tha trajneri Ferid Agushi.

“Qëllimi jonë është si në çdo ndeshje të marrim fitore dhe të dalim me sukses. Jemi përgatitur maksimalisht si në aspektin taktik si fizik. Përballë i kemi disa ekipe që nuk kemi luajtur asnjëherë më parë me ato, por besoj se do tia dalim edhe pse janë skuadra me më shumë përvojë”, tha Arsim Fazlija, kapiteni i Shkupit.

Ndeshjet do të luhen me 26, 27 dhe 29 tetor dhe të trija ndeshjet janë programuar në termin të njejtë, duke nisur nga ora 20:00. Të gjitha sfidat e këtij turneu të Ligës së Kampionëve në futsall, do të zhvillohen në palestrën “Jane Sandanski”.