Agon Elezi debutues i 11-të për Maqedoninë e Veriut nën udhëheqjen e Milevskit

Agon Elezi debutues i 11-të për Maqedoninë e Veriut nën udhëheqjen e Milevskit

Mesfushori i ri Agon Elezi është debutuesi më i ri në përfaqësuesen e Maqedonisës së Veriut. Futbollisti i skuadrës kroate, Varazhdin u aktivizua në gjashtë minutat e fundit të sfidës ndaj Gjeorgjisë, duke zëvendësuar Enis Bardhin.

Elezi është futbollisti i 11-të që debuton për Maqedoninë e Veriut që nga emërimi i Bllagoja Milevskit për seleksionues.

Para Elezit, debutuan emrat si Erdal Rakip, Bojan Miovski, Jani Atanosov, Todor Todorovski, Nikolla Serafimov, Dorian Babunski, Enis Fazllagic, Valon Ethemi, Bojan Dimovski dhe Tomçe Grozdanovski.