Agim Ibraimi mendon tërheqjen, projekton rikthimin si drejtues tek ekipi i zemrës

Agim Ibraimi mendon tërheqjen, projekton rikthimin si drejtues tek ekipi i zemrës

Agim Ibraimi ishte pjesë e Dinamos sezonin e fundit, ekip ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Rrëzimi i klubit kryeqytetas në Kategorinë e Parë solli ndërprerjen e bashkëpunimit të 33-vjeçarit me Dinamon.

Lojtari ofensiv, i cili numëron 39 ndeshje dhe 7 gola me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ka luajtur më parë me skuadra si Cagliari, Shkëndija e Tetovës, Maribor, Olympia, Eskisehispor, Astana, Domzale dhe Kukësin.

Sportmedia.mk shkruan se Ibraimi pritet të emërohet si drejtori sportiv i Shkëndijës së Tetovës, që në raundin e parë të Conference League do të sfidojë armenët e Aarat Yerevan.

Këtë post e mban Artim Shaqiri, i cili po bën edhe punën e trajnerit të përkohshëm tek ekipi shqiptar. Ky i fundit mund të konfirmohet në stol, me Ibraimin që do të marrë postin drejtues, duke u tërhequr nga futbolli aktiv.