Afrim Gashi ka kërkuar nga drejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor t’i shkarkojë këshilltarët e apostrofuar në media

Afrim Gashi ka kërkuar nga drejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor t’i shkarkojë këshilltarët e apostrofuar në media

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka realizuar një takim me drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Dritan Rexhepi. Në takim, Gashi ka kërkuar nga Bexheti, që t’i lirojë nga detyra këshilltarët e tij, për të cilët pati reagime në opinion.

“Sot e kisha në zyrën time drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, mikun tim Dritan Bexheti. Përveç diskutimit rreth mbarëvajtjes së punëve në Fond, biseduam edhe për temën e këshilltarëve të tij, që së fundi është shndërruar në temë me të cilën është marrë edhe opinioni i gjerë. Ndonëse u pajtuam bashkërisht se bëhet fjalë për këshilltarë që kanë dhënë kontribut në suksesin e punës së tij, për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj opinionit, si dhe mundësisë së interpretimit të përzgjedhjes së tyre me nota nepotizmi, kërkova nga Drejtori që këshilltarët e apostrofuar t’i lirojë nga detyra. Drejtori Bexheti e pranoi me mirëkuptim këtë kërkesë dhe besoj se së shpejti do ta realizojë. Të faleminderit për mirëkuptimin Dritan! Kjo është Alternativa!”, ka shkruar Gashi.