` . Afrim Gashi: Edhe një Adem u nda nga ne - TV SHENJA

Afrim Gashi: Edhe një Adem u nda nga ne

Për vdekjen e aktorin të mirënjohur, Adem Mikullovci, ka reaguar edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

“Kalimi në amshim i legjendës së aktrimit, Adem Mikullovci, është një lajm i hidhur që na ka pikëlluar të gjithëve.
Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri që u kujdes me aq delikatesë për artin dramatik, duke na e mbajtur gjallë shpresën, duke na falë buzëqeshjen dhe duke na ndërgjegjësuar për të vërtetat sublime artistike, për vlerën e vërtetë të artit dramatik, por edhe për vlerën e njëmendtë të lirisë së njeriut shqiptar.
Pas Adem Jasharit të pushkës dhe Adem Demaçit të mendjes, sot po ndahemi edhe nga Ademi i artit.
Përveç në botën artistike shqiptare, emri i tij do të kujtohet edhe si njeri që i fali shumë Kosovës në çastet e përthyerjes së historisë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe Zoti të mëshiroftë Baca Adem! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!”,
ka shkruar Gashi.