Afganistan, vitin e kaluar janë vrarë 17 gazetarë

Komiteti Afgan për Mbrojtjen e Gazetarëve njoftoi se vitin e kaluar në vend janë vrarë 17 gazetarë në 121 ngjarje të dhunës, transmeton AA.
Kryetari i komisionit, Najibullah Sharifi, njoftoi rreth raportit të punës së vitit 2018, në konferencën për mediat të organizuar në kryeqytetin Kabul.
Ai duke theksuar se vitin e kaluar kanë ndodhur 121 ngjarje të dhunës drejt gazetarëve, tha se Afganistani është vendi më i rrezikshëm për gazetarët.
Sharifi tregoi se vitin e kaluar janë vrarë 17 gazetarë. Ai shtoi se gjithashtu në të njëjtën periudhë janë mbyllur 34 media për shkaqe të ndryshme.