` . Afganistan/ Fotot e marinsave amerikanë që kanë pushtuar mediat botërore - TV SHENJA

Afganistan/ Fotot e marinsave amerikanë që kanë pushtuar mediat botërore

Këta që shihni në foto janë marinsat amerikanë, të cilët shihen teksa mbajnë në duar e përkujdesen për foshnje e fëmijë afganë. Këto foto kanë pushtuar mediat botërore.

Ishin vetë prindërit e fëmijëve afganë që ua dhanë fëmijët e tyre marinsave amerikanë nga një mur i lartë i rrethuar lart me tela me gjemba, si një përpjekje për ti shpëtuar ata nga regjimi taleban që ka pushtuar Afganistanin që prej të dielës.

Afganët i frikësohen regjimit taleban, prej historisë së 20 viteve më parë, ndërsa më i rrezikshëm ai paraqitet për gratë, të cilat janë të destinuara ta mbyllin jetën e tyre brenda disa rregullave që ata kanë, si përshembull asnjë vajzë apo grua nuk lejohet që të dalë jashtë shtëpisë e pashoqëruar nga një mashkull, anëtar i familjes së saj.

Po ashtu në Afganistan, gjatë regjimit taleban, gratë duhet të vishnin burka, si dhe xhamat e dritareve duhet t’i kishin të lyera në mënyrë që askush të mos kishte mundësi t’i shikonte ato.