Aeroporti ndërkombëtar në Louisville merr emrin Muhammed Ali

Aeroporti ndërkombëtar në Louisville merr emrin Muhammed Ali

Në shenjë kujtimi për legjendën e boksit dhe kampionit Muhammed Ali, aeroporti ndërkombëtarë në Louisville, merr emirin e tij, raporton AA.

Bordi drejtues i aeroportit në Louisville, në shtetin federal të SHBA-së Kentacky mbrëmë miratoi vendimin e riemërimit të aeroportit.

Emri i ri zyrtar i aeroportit ndërkombëtar në Louisville është “Muhammed Ali”, kurse emërimi i tij i koduar edhe më tej do të mbetet SDF.

Ish-kampioni i trefishtë botëror në kategorinë e rëndë Muhammed Ali ndërroi jetë në 6 qershor të vitit 2016 pas një lufte disa vjeçare me sëmundjen e parkinsonit.

Kryebashkiaku i Louisville, Greg Fischer, tha se Muhammed Ali kishte vetëm një qytet të lindjes dhe “për fat të mirë ky ishte Louisville”.

“Ali është një nga njerëzit më të njohur që ka shëtitur botën dhe trashëgimia e tij sportive dhe humanitare është inspirim për miliarda njerëz”, ka thënë Fischer.