` . Aeroporti i Shkupit kthen mbrapsht nënën me tre fëmijë, të gjithë pozitiv me Covid-19 - TV SHENJA

Aeroporti i Shkupit kthen mbrapsht nënën me tre fëmijë, të gjithë pozitiv me Covid-19

Shërbimet e Aeroportit në Shkup gjatë ditës së diel, nuk kanë lejuar një familje katër anëtarëshe që të udhëtojë me aeroplan për Norvegji.

Nëna me tre fëmijët, janë testuar në klinikë private, ku të katërtit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ata nuk i kanë respektuar rekomandimet e epidemiologëe që të vetizolohen dhe kanë tentuar që të udhëtojnë për në Norvegji. Shërbimet e aeroportit i ka paralajmërua Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe të njëjtit janë penguar.