` . Aeroplani “më i gjerë” në botë kreu me sukses fluturimin e dytë provues - TV SHENJA

Aeroplani “më i gjerë” në botë kreu me sukses fluturimin e dytë provues

Stratolaunch, themeluar nga bashkëthemeluesi i ndjerë i Microsoftit, Paul Allen, përfundoi me sukses fluturimin e dytë provues të aeroplanit Roc.

Ishte fluturimi i parë me pronësi të re, dy vjet pasi u ngrit për herë të parë, transmeton Telegrafi.

“Fluturimi ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Ne arritëm gjithçka që donim, nuk kishte anomali dhe ne jemi shumë të kënaqur me gjendjen e avionit pas uljes”, tha zyrtari i Stratolaunch Zachary Krever.
Aeroplani arriti një lartësi prej katër kilometrash mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni me gjashtë motorët e tij. Fluturimi zgjati tre orë e 14 minuta dhe më pas aterroi në Aeroportin Mojave dhe Stacionin Hapësinor. Gjatësia e fluturimit është më e gjatë se fluturimi i parë i kryer në 2019. Gjatë uljes, njëra palë preku pistën para tjetrës.

“Ne donim të kontrollonim presionin e kabinës dhe të provonim sistemet e sigurisë dhe pajisjet e reja” shtoi ai.
Hapësira e krahëve është pak më shumë se 117 metra dhe është dy herë më e madhe se Boeing 747, që do të thotë se është më e gjera në botë. Aeroplani është projektuar për të bartur aeroplanin autonom hipersonik të Stratolaunch-it Talon-A në formën e një avioni me raketë të gjatë 8.53 metra të gjatë dhe 4.26 metra të gjerë. Kjo anije kozmike do të përdoret për prova hipersonike që Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së synon të kryejë.
Talon-A do të aktivizojë motorin e tij të lëngshëm të raketave dhe do të fluturojë lart në atmosferën e Tokës. Do të jetë një fluturim hipersonik që do të zgjasë 60 sekonda dhe më pas anija do të ulet në pistë më vete.

Aeroplani Talon-A nuk u përdor gjatë fluturimit të dytë provë. /Telegrafi/